Dy futbollistë cilësorë nga Premier Liga, Marota në sulm për të kënaqur Konten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 11:22

Dy futbollistë cilësorë nga Premier Liga, Marota në sulm për të kënaqur Konten

Të dielën, shfryrja e Kontes. Pardje, fjalët e Marotës. Trajneri dhe Interi po kuptojnë në mënyrë reciproke se çfarë duan të bëjnë në të ardhmen. Antonio thotë se ka kuptuar gjithçka nga skuadra, pas një viti, por vlen edhe për klubin.

Marota

Edhe dy ditë më parë bordi i plotë i drejtuesve ndodhej në qendrën stërvitore. Lojtarët e dëgjuan shpërthimin e rëndë të trajnerit pas Bolonjës, një karikim i dozës do të kishte qenë joprodhimtar, ndaj Konte nuk ka kaluar më tej. E di mirë se për ta përforcuar këtë skuadër nevojitet ndryshimi i mentalitetit, por kërkon edhe një sforco nga klubi për të ndërhyrë në merkato. Dhe pikërisht lidhur me pikën e fundit fjalët duket se kanë dhënë rezultat.

konte marota

EMERSON – Do të nevojitet së paku nga një përforcim për repart (normalisht do të llogariten edhe disa largime), por së pari Marota dhe Auzilio kanë përfituar nga pista Emerson Palmieri për të blinduar krahët pas konfirmimit të blerjes së Ashraf Hakimit në të djathtë: diskutimet me Çelsin kanë nisur prej disa kohësh dhe tani po kalohet tek ofertat. Sipas informacioneve të fundit nga mediat italiane, klubi zikaltër ka vendosur në pjatën e londinezëve 25 milionë euro plus 5 të tjerë si bonuse.

emerson

Marina Granovskaia, që mban në duar financat e klubit londinez, ka caktuar prej kohësh për anësorin një çmim prej 30 milionë eurosh. Ndjesia është që, megjithatë, me 25+5 mund të arrihet një akord: klubi i Roman Abramoviçit është pranë marrëveshjes me Kai Havercin e Bajer Leverkusenit, negociatë që pritet të arrihet për rreth 100 milionë dhe, pasi konfirmuan Zijeh dhe Verner, në arka do të nevojiten fonde.

Aktualisht italo-braziliani përfiton 3 milionë euro në sezon, por Marota falë dekretit të rritjes në Itali ka arritur t’i ofrojë një kontratë 5-vjeçare me 4 milionë në sezon. Kështu, Konte do të ribashkohej me lojtarin që e kërkoi me ngulm gjatë periudhës te blutë.

LAKAZET – Zikaltrit, ndërkohë, po lëvizin edhe në fronte të tjera. Sipas raportimit të “L’Equipe”, Interi, Juventusi dhe Atletiko e Madridit kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e Aleksandre Lakazetit, sulmuesi i Arsenalit, me vitlindje 1991. “Topçinjtë”, të angazhuar me rinovimin e PierEmerik Aubamejangut, mund të heqin dorë nga ish-lojtari i Lionit, edhe pse çdo diskutim është shtyrë për fundin e sezonit: ndërkohë që për Arsenalin kushton rreth 48 milionë euro.

Lakazet

Gjithmonë bazuar te lajmet e së përditshmes franceze, bardhezinjtë dhe spanjollët janë përpara zikaltërve, që fillimisht duhet të zgjidhin çështjen e Lautaro Martinezit.

Përgatiti: LEDIO NASE  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"