Dy ditë larg finales së Tiranës, flet kapiteni i Romës: Është një ëndërr t’i jap qytetit tim këtë trofe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 16:14

Dy ditë larg finales së Tiranës, flet kapiteni i Romës: Është një ëndërr t’i jap qytetit tim këtë trofe

Finalja e madhe e Tiranës është vetëm dy ditë larg dhe Roma me Fejnordin po bëhen gati të masin forcat e tyre për të arritur triumfin në kompeticionin më të ri europian.

pelegrini

Përpara kësaj sfide, ka folur kapiteni i verdhekuqve, Lorenco Pelegrini, i cili është gati që të fitojë trofeun e parë si kapiten i Romës.

“Të kesh shansin për të fituar këtë trofe, t’i jap qytetit tim këtë kupë është tashmë një ëndërr. Mendoj se ne duhet ta jetojmë 100% dhe të përpiqemi ta fitojmë me çdo kusht. Ne duam ta sjellim në Romë dhe ky është qëllimi ynë i vetëm në 25 maj”, ishin fjalët e Pelegrinit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"