Dy asiste të Rashicës, por Lacio e Strakoshës fiton ndaj Viteses (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 23:08

Dy asiste të Rashicës, por Lacio e Strakoshës fiton ndaj Viteses (VIDEO)

Lacio e Thoma Strakoshës ka fituar në ndeshjen e parë të Grupit K në Ligën e Europës duke mposhtur në transfertë Vitesen me rezultatin 2-3.

lacio

Milot Rashica dha dy asiste për dy golat e skuadrës së tij të realizuar në minutat 33 dhe 57, por nuk ishin të mjaftueshëm për të marrë të paktën një pikë ndaj skuadrës italiane. Parolo, Imobile dhe Murxhia, përkatësisht në minutat 51, 67 dhe 75 ishin autorët e golave për Lacion që e pa veten dy herë në disavantazh.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Nisa fitoi në transfertë ndaj Zulte Vageremit me rezultatin 1-5. Mario Baloteli shënoi golin e fundit të takimit, ndërsa për skuadrën belge ishte në fushë 90 minuta të plota nigeriani Peter Olajinka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"