“Dukeni sikur po luani futboll lagjesh”, trajneri Ilir Daja skanon Partizanin: Na ka munguar goli sepse…(E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2020 | 23:39

“Dukeni sikur po luani futboll lagjesh”, trajneri Ilir Daja skanon Partizanin: Na ka munguar goli sepse…(E PLOTË)

Trajneri Ilir Daja vijon ta shtrydhë Partizanin në stërvitje, por shpresat mbeten te KAS-i. Në miqësoren me Pogradecin trajneri ka qenë kritik dhe i pakënaqur nga loja. Në një moment u dëgjua tek u thërret lojtarëve: “Ju po dukeni sikur po luani futboll lagjesh”!

Ilir Daja

Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” pas miqësores, i pyetur për gjendjen e skuadrës, trajneri Daja u shpreh: “Partizani është si një kantier, duke ditur se po punojmë dhe me nga dy seanca stërvitore në ditë, ndaj dhe ngarkesa fizike është e lartë. Po punojmë që të zgjedhim kontingjentin e Partizanit në kushtet e merkatos që vijon të jetë e bllokuar.

Daja

Kemi mangësi në mbajtjen e ritmit. Duhet të punojmë shumë në anën taktike, në mënyrë që ta nisim kampionatin sa më mirë duke e përmirësuar edhe këtë pjesë. Secili trajner do kohën e vet dhe unë nuk kam shkopin magjik për të bërë menjëherë atë që duhet”.

The Court of Arbitration for Sport (CAS) in Lausanne, Switzerland, Monday, November 21, 2011. The International Cycling Union (UCI) and World Anti-Doping Agency (WADA) filed appeals at the Court of Arbitration for Sport (CAS) against the decision of the Spanish Cycling Federation (RFEC) exonerating Alberto Contador 2010 Tour de France victory from any sanction following an adverse analytical finding for the substance clenbuterol. (KEYSTONE/Dominic Favre)
Merkato- Trajneri më pas tregon sesa e rëndësishme është hapja e merkatos. “Largimet, në veçanti i Trashit, i cili është edhe pjesë e Kombëtares, kanë ndikimet e tyre. Edhe çështja “Çinari” na penalizon me merkaton. Besoj se me prurjet e reja do të rrisim lojën, por edhe të shtojmë oponencën në seancat stërvitore, në mënyrë që të futemi në një ritëm tjetër. Ne shpresojmë te zhbllokimi i merkatos që të afrojmë lojtarë, sepse edhe faktori kohë nuk na favorizon për shkak se lojtarët në treg kanë edhe oferta të tjera. Shpresojmë që këtë javë klubi të marrë një përgjigje pozitive për merkaton, në të kundërt do të kemi shumë probleme. Por edhe po ndodhi kjo, do të fokusohemi te kontingjenti aktual dhe nuk do të dorëzohemi duke punuar edhe me anën taktike. Natyrshëm që Partizani është ndër ekipet me më shume trofe në Shqipëri. Shpresoj ta bëj punën mirë si në ekipet e tjera, edhe pse Partizani është skuadër me objektiva maksimalë”, vijoi trajneri Daja.
20200829_201328
Mungesa e golit- “Goli na ka munguar sepse nuk është manovra dhe ritmi i konsoliduar. Ndaj Pogradecit kemi pasur raste me Melon në pjesën e parë, por nuk shënuam”, përfundoi trajneri i Partizanit.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"