Duka i vë kusht 6 pikë, trajneri Silvinjo nis stërvitjen me Klodiana Shalën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2023 | 21:57

Duka i vë kusht 6 pikë, trajneri Silvinjo nis stërvitjen me Klodiana Shalën

Vetëm një javë stërvitje, ku shumicën e rasteve bëhej pjesë e grupit të lojtarëve dhe merrte pjesë në aksion, nuk mund t’i mjaftojnë trajnerit të Kombëtares shqiptare Silvinjo për të mbajtur trupin në formë.Collage Maker-20-Apr-2023-09-56-PM-4703

Braziliani, që pak ditë më parë festoi edhe ditëlindjen e tij të 49-të, ka filluar të stërvitet në kryeqytet, por këtë herë në një palestër dhe në krah të një ish-kampioneje të atletikës si Klodiana Shala. Edhe pse nga një anë, kreu i FSHF-së Armand Duka i ka kërkuar dy fitore në ndeshjet e muajit qershor trajnerit të ri për të hyrë bindshëm në rrugën e kualifikimit në Europian, ai ka vendosur që të kujdeset për veten edhe gjatë qëndrimit në Shqipëri. Silvinjo ka vendosur që të jetojë me kohë të plotë në Shqipëri dhe jo të udhëtojë drejt Tiranës vetëm kur ka angazhim me Kombëtaren, siç bënte praktikisht paraardhësi i tij Edi Reja.

Kështu ai do të njihet më mirë me kulturën vendëse, mentalitetin, ushqimin, ndërkohë braziliani një pjesë të kohës ia ka kushtuar edhe aktivitetit fizik. Me anë të një postimi në profilin e “Instagram”-it, Klodiana Shala shfaqet krahas Silvinjos në palestër, madje me disa ëmbëlsira në dorë, që mesa duket ka qenë edhe dita kur ai festonte ditëlindjen. Një ish-kampione si Shala, e cila ka edhe një palestër në Tiranë, patjetër që do t’i jepte një program të mirë për t’u stërvitur, vetëm nëse Silvinjo ka zgjedhur që të punojë ushtrimet që ka në kokën e tij

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"