“Duhej të shënonim gjatë pjesës së parë”, Mikel Arteta pas disfatës me Aston Vilën: Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer me këtë rezultat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 21:44

“Duhej të shënonim gjatë pjesës së parë”, Mikel Arteta pas disfatës me Aston Vilën: Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer me këtë rezultat

Arsenal u mund 0-2 në shtëpi përballë Aston Vilës, duke humbur mundësinë e artë, që të kryesonte i vetëm Premier Ligën angleze. Vertetë një rezultat zhgënjyes për “topçinjtë”, të cilët ua vështirsojnë vetes pozitat, dhe duhet të presin një hap fals të Mançester Sitit, që të mund të mund të rikthehen në vendin e parë.

arteta

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri spanjoll Mikel Arteta, dha një intervistë për “Sky Sport”, ku duket mjaft i irrituar me këtë disfatë që mori skuadra e tij:

“Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer me këtë rezultat, veçanërisht me mënyrën se si kemi luajtur. Pjesa e parë ishte ndër më të mirat që kemi luajtur gjatë gjithë sezonit, kundër një ekipi të shkëlqyer. Ne duhej të shënonim tre, katër pesë gola, por nuk arritëm. Në pjesën e dytë loja ndryshoi. Ne patëm vështirsi në ndërtimin e aksioneve. Disa goditje këndi dhe ne pësuam golin, më pas u munduam që të barazonim, kur pësuam edhe të dytin. Ishte një humbje që na dhemb.

Mendoj që luajtëm shumë më mirë se ndaj Brajton pjesën e parë. Shumë më mirë. Mendoj që pot ë arrinim të shënonim disa gola në pjesën e parë, gjërat do të ishin ndryshe. Megjithatë ky nuk është një justifikim dhe ne duhet të ecim përpara. Urime kundërshtarit, na mundën dhe ne duhet të shohim përpara. Tani varet në mënyrën se si përgjigjemi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"