Duhej të luante kundër Shqipërisë, futbollisti ndërron spital pas problemeve të rënda në tru: Nuk ka rikuperuar ende funksionet motorike dhe verbale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 20:22

Duhej të luante kundër Shqipërisë, futbollisti ndërron spital pas problemeve të rënda në tru: Nuk ka rikuperuar ende funksionet motorike dhe verbale

Kristofer Olson, normalisht duhej të ishte pjesë e përfaqësueses së Suedisë në ndeshjet e muajit mars, ku nordikët do të përballen edhe me Shqipërinë. Por për fatin e keq të mesfushorit 29-vjeçar, ai po kalon momentet më të vështira të jetës së tij, e cila është në rrezik që nga 20 shkurti.

kristofer olson

Lojtari humbi ndjenjat në shtëpinë e tij atë natë dhe u transferua me urgjencë në spital, ku ai u mbajt në jetë nga aparaturat që e ndihmonin edhe për frymëmarrjen. Asokohe u bë e qartë që lojtari i Midtjylland në kampionatin danez, kishte një sëmundje akute që kishte lidhje me trurin.

Klubi bëri të ditur sot se situata e tij ishte përmirësuar pak, ndaj ai ishte transferuar në një spital tjetër më të specializuar për rikuperimin nga situata të tilla kritike shëndetësore.

“Kristofer u hoq gradualisht nga ventilatori dhe u transferua në “Hammel Neurocenter”, një qendër trajtimi e specializuar në rehabilitimin e avancuar të çrregullimeve neurologjike. Këtu ekspertët do t’i ofrojnë Kristofer trajtimin dhe mbështetjen për të cilën ai ka nevojë. Fatkeqësisht Kristofer nuk e ka rikuperuar ende as funksionin e tij motorik dhe as aftësitë e tij verbale. Specialistët vlerësojnë se periudha e rehabilitimit do të zgjasë disa muaj dhe gjendja e tij vlerësohet vazhdimisht dhe kërkon ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm, prandaj është ende herët për të dhënë një prognoza përfundimtare

Për shkak të gravitetit të situatës, publikut i kërkohet të vazhdojë të respektojë faktin se Kristofer, familja e tij dhe ekspertët që punojnë me të, vazhdojnë të kenë nevojë për paqe dhe qetësi në mënyrë që fokusi të mbahet plotësisht te rehabilitimi i Kristofer”, shkruante klubi në komunikatën për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"