Dueli ndaj Zvicrës, Luis Enrike: Të kopjojmë kombëtaren e basketbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2022 | 19:35

Dueli ndaj Zvicrës, Luis Enrike: Të kopjojmë kombëtaren e basketbollit

Vetëm pak ditë më parë, Spanja u shpall kampione e Europës në basketboll, pasi mundi në finale Francën. Teksa Spanja e futbollit përgatitet për t’u përballur me Zvicrën dhe Portugalinë në dy takimet e fundit në Ligën e Kombeve, trajneri i saj, Luis Enrike, ka deklaruar se Spanja e basketbollit duhet të shërbejë si referencë për skuadrën e tij para Botërorit në Katar.

LUIS ENRIKE 1

“Shpresojmë që të mund të përsërisim suksesin e skuadrës së basketbollit. Unë kam një ekip plot me yje që vrapon pa top dhe di të luajë shkëlqyeshëm dhe me top. Unë i besoj asaj që shoh në stërvitje dhe kam pasur javën më të mirë që kur jam trajner, sepse lojtarët kanë dhënë gjithçka. Jam shumë optimist për atë që do të vijë.

Por Botërori është ende larg dhe tani duhet të mendojmë për takimet që kemi përpara. Na pret një përballje mjaft e rëndësishme me Zvicrën. Ata dinë të luajnë shumë mirë, ndaj parashikoj një përballje delikate. Tani për tani janë të fundit në grup dhe kjo rrezikon qëndrueshmërinë e tyre në kategori, gjë që komplikon gjithçka dhe do t’i motivojë”, ka thënë Luis Enrike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"