Dueli me Butrintin, flet trajneri i Burrelit: Mjaft me barazime, nuk tolerohet asnjë gabim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2022 | 11:44

Dueli me Butrintin, flet trajneri i Burrelit: Mjaft me barazime, nuk tolerohet asnjë gabim

Burreli do të luajë sot në “Liri Ballabani” ndeshjen në shtëpi dhe kundërshtar do të ketë Butrintin. Alert Alcani pret vetëm fitoren, ndërsa hapur e thotë se nuk do të tolerohet asnjë gabim. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri thotë:

alert alcani

“Unë besoj dhe jam i bindur që në këtë ndeshje do të marrim tri pikë. Mjaft më me barazime! Djemve u kemi kërkuar angazhim maksimal në këtë përballje dhe nuk duhet të ketë rezultat tjetër veç fitores.

Kemi pasur një javë të ngjeshur stërvitjeje, ndaj jam i bindur se rezultati do të na vijë në këtë përballje. Edhe lojtarët e afruar së fundmi janë drejt konsolidimit të plotë, pasi kanë punuar shumë me grupin.

Forma e tyre është e mirë dhe morali i lartë, ndaj nuk kanë përse të mos e fitojnë takimin. Çdo ekip që do kemi përballë ka vështirësitë e tij, por kjo nuk do të thotë se nuk mund t’ia dalim. Pas dy barazimeve, ka ardhur koha e fitores”, tha Alcani.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"