Dueli kundër Erzenit, Ahmataj këtë herë ka luksin e përzgjedhjes/ Ja si mund të luajnë bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2024 | 23:49

Dueli kundër Erzenit, Ahmataj këtë herë ka luksin e përzgjedhjes/ Ja si mund të luajnë bardheblutë

Tirana në sfidën me Erzenin ka luksin për të pasur skuadrën e plotë. Kështu, Erjon Hoxhallari ishte mungesa e madhe e Tiranës në sfidën me Kukësin, pasi u ndëshkua me të kuq në sfidën me korçarët. Lojtari e ka shlyer kartonin e kuq dhe është gati për ndeshjen me Erzenin.

julian ahmataj

Sfida do të luhet në “Selman Stërmasi” në orën 13:30, ditën e diel. Julian Ahmataj pritet të luajë me tre mbrojtës në këtë sfidë. Kështu, nga minuta e parë do të aktivizohen Abdullahu, më pas Lulaj, Najdovski dhe Hoxhallari.

Në krahun e djathtë të mesfushës janë Haxhiu Meta, Deliu Jonuzi ose Lushkja dhe Përgjoni majtas. Në sulm do të luajë dyshja Abazaj-Latifi. Skuadra ka edhe frymëmarrje në stol. Veç portierëve do të jenë edhe Mici, Nikqi, një mesfushor, Tola dhe Jaku.

KARTONËT – Dy janë lojtarët që rrezikojnë derbin me Partizanin për çështje kartonësh. I pari është Ardit Deliu dhe i dyti Rimal Haxhiu. Të dy lojtarët janë shumë të rëndësishëm për Ahmatajn. Ata kanë nga tre kartonë dhe nëse ndëshkohen edhe në sfidën me Erzenin, do të humbasin takimin ndaj Partizanit.

TIRANAAAAA

Të dy futbollistët janë të rëndësishëm për ekipin bardheblu. Aktualisht bardheblutë rrezikojnë vendin e katërt, dhe u duhen me doemos pikët në ndeshjen me Erzenin, por edhe në derbi. Tirana sezonin e shkuar e mbylli sezonin në vendin e dytë, ndërsa shkoi deri në finalen e Kupës, duke mos dalë me trofe. Bardheblutë do të luajnë me shijakasit si edhe në fazën e parë në “Selman Stërmasi”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"