Dueli kundër Besës, flet Mërgjyshi: Duhet rezultat pozitiv, e kam thënë që Kupa nuk është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 10:32

Dueli kundër Besës, flet Mërgjyshi: Duhet rezultat pozitiv, e kam thënë që Kupa nuk është…

Korabi nuk ka në plan që të ndalet. Vërtet humbi në Kupë, por prioritet kanë kampionatin. Kanë 6 pikë pas dy javësh dhe llogaritë po i bëjnë që sot në Luz të marrin të radhës. Atje i pret Besa, një ekip i investuar për t’u ngjitur, ndaj dashur pa dashur kthehet në një duel pretendentësh. Që do të jetë e vështirë, këtë e di më së miri Artan Mërgjyshi.

Mergjyshi

Ai i ka drejtuar vjet verdhezinjtë dhe një pjesë të mirë të lojtarëve i njeh, ndaj hapur e thotë që kanë cilësi. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, numri një i dibranëve skanon këtë 90-minutësh dhe qartazi e thotë se synimet që kanë ndalojnë çdo lloj blofi, qoftë edhe në transfertë.

“Kjo sfidë duhet vlerësuar në maksimum. Përballë do të kemi Besën, një ekip me emër të madh e me kualitete brenda saj. Ne edhe pse vijmë nga një humbje si ajo e mesjavës, nuk jemi të demoralizuar. E pata thënë që Kupa nuk është objektivi ynë, ndaj aktivizova lojtarët e stolit. Përqendrimi ynë është i tëri në kampionat.

Ndaj Besës jemi mobilizuar të zhvillojmë një lojë të mirë si dhe të mundohemi të marrim një rezultat pozitiv. Ne kemi objektivat tanë, por nuk mohojmë vlerat e kundërshtarit. Gjithçka do t’ia lëmë fushës pasi në lojë janë të tria rezultatet”, përfundoi tiranasi i stolit të Korabit.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"