Dueli Dinamo Zagreb-Ballkani, i pranishëm në stadium edhe… Olsi Rama

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2023 | 20:29

Dueli Dinamo Zagreb-Ballkani, i pranishëm në stadium edhe… Olsi Rama

Ballkani do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Dinamo Zagreb. Sfida e vlefshme për raundin e 6-të (të fundit) të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, e cila do të startojë në orën 21:00. 

18-extraordinary-facts-about-maksimir-stadium-1695312467

Një ndeshje vendimtare për kampionët e Kosovës, të cilët do të kërkojnë me doemos fitoren, për të mbajtur gjallë shanset e kualifikimit. 

Olsi Rama

Vlen të theksohet fakti se i pranishëm në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, për të ndjekur këtë përballje, është dhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama, së bashku me ish-zyrtarin e të kuqve, Gjergji Xharo.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"