Duan të ruajnë boshtin, klubi i Kategorisë së Parë me mision për rinovimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2021 | 12:37

Duan të ruajnë boshtin, klubi i Kategorisë së Parë me mision për rinovimet

Erzeni do të ruajë boshtin e sezonit të fundit, megjithatë ky proces po bëhet gati-gati i pamundur. Vetë drejtori Altin Keçi nuk ka në plan të dorëzohet. Ai është i bindur se do të vijnë edhe rinovimet, ndërsa për gazetën thotë:

erzeni

“Duam të ruajmë boshtin. U kemi bërë oferta konkrete lojtarëve, ndonëse na kanë refuzuar. Ne i kemi marrë në shqyrtim dhe ka futbollistë me të cilët kemi biseduar edhe disa herë.

Duket si një problem kronik ky, por finalizimi do jetë qëndrimi i tyre tek Erzeni. Objektivi ynë tashmë dihet, të jemi lider në Kategorinë e Parë. Trajneri Nevil Dede nuk do punojë vetëm me lojtarët që ka në dispozicion, pasi planifikojmë edhe afrime të rëndësishme”.

ERALD DERVISHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"