“Duam të shijojmë suksesin e 2016-ës”, Metani: Nuk na falen më gabime, duam pikë në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2022 | 19:20

“Duam të shijojmë suksesin e 2016-ës”, Metani: Nuk na falen më gabime, duam pikë në Vlorë

Tërbuni ka arkivuar eliminimin nga Kupa e Shqipërisë dhe ka kthyer përqendrimin te kampionati. Këtë fundjavë shkojnë në Vlorë, atje ku i pret Flamurtari dhe synimi është që të mos kthehen “thatë”.

MIGEL METANI 2

Kështu shprehet edhe kapiteni Migen Metani për “Panorama Sport”.

“Ishim në avantazh të tre golave dhe në minutat shtesë lushnjarët arritën të kualifikohen. U uroj suksese. Tani vëmendja është te kampionati. Në javën e 5-të gabuam dhe lamë pikë në shtëpi përballë Apolonisë. Ne dominuam dhe i kishim mundësitë të merrnim maksimumin, por shpërdoruam pa fund dhe kjo nuk na falet. Duhet t’i kërkojmë ndjesë tifozërisë së pranishme në stadium. Kemi pak ditë në dispozicion për javën e 6-të, që për më tepërt e luajmë në transfertë. E vlerësojmë maksimalisht kundërshtarin që ka një ekip me traditë.

Gjithsesi, ne do të udhëtojmë për pushime në Vlorë, por për të dalë me pikë nga fusha. Jemi të vendosur që të marrin një rezultat pozitiv, pse jo edhe fitore. Kemi pasur disa lojtarë të dëmtuar, që shpresoj të na rikuperohen. Tafili do të na bënte punë të shtunën, por të paktën në formë të mirë kemi Hysën dhe Xhebrahimin. E treguan veten edhe në Kupën e Shqipërisë. Ne do të luftojmë fort që të shijojmë suksesin e vitit 2016″, e ka mbyllur Metani.

NGA DITMIR PEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"