“Dua Tiranën vitin tjetër në Superiore”, paralajmërimi i frikshëm i Gerd Haxhiut: Disiplina vijon ende në lojë, unë kam dëgjuar…  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 23:30

“Dua Tiranën vitin tjetër në Superiore”, paralajmërimi i frikshëm i Gerd Haxhiut: Disiplina vijon ende në lojë, unë kam dëgjuar…  

 Legjenda vlonjate, Gerd Haxhiu, i druhet një tjetër dënimi me kosto më të rëndë për Tiranën nga Komisioni i Disiplinës.

WhatsApp Image 2023-05-29 at 23.29.40

I ftuar në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në rolin e specialistit, Haxhiu, foli për hetimin disiplinor të hapur nga Komisioni i Disiplinës, nënkuptoi se mund të ketë një vendim drastik për bardheblutë, edhe pse ai personalisht uron që kjo gjë të mos ndodhë.  

“Unë kam dëgjuar shumë diskutime. Disiplina vijon të jetë ende në lojë. Unë nuk dua ta besoj dhe nuk do të kishte kuptim. Unë dua Tiranën vitin tjetër në Superiore”, u shpreh ndër të tjera Gert Haxhiu. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"