“Dua të pushoj pas përfundimit të kontratës me Liverpulin”, Klop paralajmëron daljen në pension…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2023 | 11:44

“Dua të pushoj pas përfundimit të kontratës me Liverpulin”, Klop paralajmëron daljen në pension…

Tekniku i Liverpulit, Jurgen Klop ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë me Matthias Hielscher. 56 vjeçari është shprehur se stoli i “Anfield” mund të jetë puna e tij e fundit si trajner.P2023-07-19-Karlsruher_Liverpool-106-600x400

“Kam kontratë me Liverpulin deri në vitin 2026 dhe dua ta përmbush atë, pastaj do të pushoj. Mund të jetë fundi, por kush e di se si do të ndihem pas një viti. Prandaj e lë derën hapur… Do të doja të udhëtoja shumë, jo vetëm të shtyhesha në karrige me rrota, apo të ecja me shkop. Mund të shikoj futboll nga kudo. Kjo është arsyeja pse unë nuk do ta bëj këtë detyrë përgjithmonë”, tha Klop.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"