“Dua një miqësore Kosovë-Serbi”, Agim Ademi hedh idenë e rrezikshme: Të tregojmë që futbolli i bashkon njerëzit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 16:22

“Dua një miqësore Kosovë-Serbi”, Agim Ademi hedh idenë e rrezikshme: Të tregojmë që futbolli i bashkon njerëzit

Reagimet e serbëve pas sfidës me Zvicrën nuk lanë një shije të mirë në Kosovë dhe jo vetëm.

AGIM ADEMI

Presidetni i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është shprehur se nuk i ka pëlqyer aspak as fjalët e thëna nga trajneri i kombëtares serbe dhe se hedh një ide për të luajtur një sfidë miqësore me Serbinë.

“Nuk e prisja që një legjendë si Piksi të shante nënat tona shqiptare. Ai ishte një legjendë e lojës në Jugosllavi. Ne bënim tifo për të derisa jetonim në një shtet të përbashkët. Shumë kosovarë e donin atë si futbollist dhe habiten që ai u soll kështu në një ndeshje që nuk e kishte as kundër Kosovës, por kundër Zvicrës. Futbollistët e Serbisë dhe kosovës duhet të luajnë një ndeshje miqësore dhe të tregojnë se futbolli dhe sporti i bashkojnë njerëzit, jo t’i ndajnë”, u shpreh Ademi për “Danas”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"