Drita dhe Shkëndija mbushin arkat pas kualifikimit në raundin e tretë, ja sa mijëra euro fitojnë skuadrat shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 23:10

Drita dhe Shkëndija mbushin arkat pas kualifikimit në raundin e tretë, ja sa mijëra euro fitojnë skuadrat shqiptare

Drita dhe Shkëndija janë 2 skuadrat e vetme që u kualifikuan në rundin e tretë të Ligës së Evropës, teksa eliminuan përkatësisht Sileksin dhe Botoshanin në transfertë.

Drita dhe Shkendija fitimet

Një kualifikim ky që kënaq edhe arkat e të dyja klubeve. Plot 280 mijë euro përfitojnë skuadrat që arritën të siguronin një biletë për në raundin e tretë. Një shifër kjo goxha e konsiderueshme, për një klub modest si Drita e Gjilanit, që shkoi historinë e futbollit kosovar duke hedhur themele të forta për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"