Dopieta ndaj Bajernit, Mbape futet në histori. Ja rekordi që vendosi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 23:43

Dopieta ndaj Bajernit, Mbape futet në histori. Ja rekordi që vendosi

Kilië Mbape i dha fitoren PSG-së ndaj Bajernit, në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampioneve.

MBAPE

Sulmuesi francez shënoi dopietë golash, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së tij. Përveç dopeitës së golave, tashmë Mbape është futur edhe në historinë e Ligës së Kampioneve. Francezi bëhet lojtari i parë në histori, i cili shënon 6 gola në fazën me eliminim në Ligën e Kampioneve.

Mbape i shënoi plot 4 gola Barcelonës në fazën e 1/8-ve, tripletë në “Kamp Nou” dhe një gol në ndeshjen e kthimit. Me dopietën e sotme, 22-vjeçari shkon në kuotën e 6 golave në Champions, pas fazës së grupeve, një rekord që nuk e kishte arritur askush tjetër më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"