Doka rikthehet titullar, trajneri Ze Maria “fikson” formacionin ndaj Pogradecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2017 | 11:37

Doka rikthehet titullar, trajneri Ze Maria “fikson” formacionin ndaj Pogradecit

Tirana “fikson” formacionin. Gjatë seancës së paradites, Ze Maria ka praktikuar skemat dhe ka dhënë porositë e fundit për Pogradecin, ndeshja që do të luhet nesër në orën 15:00 në transfertë. Stafi teknik duket se do t’i besojë 11-shes që hodhi në fushë pjesën e dytë kundër Tirana B.

Tirana

Albi Doka rikthehet titullar, të paktën kështu u duk dje. Ilion Lika është gati, ndërsa ka hedhur pas krahëve problemin që kishte. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Toni Mavejen. Afrikani i mesfushës mori një goditje në miqësoren e së enjtes. Gjithsesi, nuk ka vend për panik, pasi ai kreu normalisht stërvitje dje.

Ze Maria

Në të tilla kushte pritet që të rreshtohen këta lojtarë: Lika, Kërçiku, Turtulli, Uellison, Hoxhallari, Daja, Maveje, Karabeci, Doka, Sentamu dhe Ngoo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"