“Doja ta luaja sfidën ndaj Partizanit”, Daja: Imami i jep siguri mbrojtjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 16:32

“Doja ta luaja sfidën ndaj Partizanit”, Daja: Imami i jep siguri mbrojtjes

Asion Daja, mesfushori i Skënderbeut do ta humbasë ndeshjen kundër ish-ekipit të tij Partizanit , për shkak kartonësh. Në një prononcim për “Supersport”, Daja është shprehur se donte ta luante këtë sfidë dhe se Imami e jep siguri prapavijës .

Daja Asion

Mungesë ndaj Partizanit? “Këtë ndeshje doja ta luaja, pasi ndeshjet mes Skënderbeut dhe Partizanit kanë dhuruar spektakël. Uroj që të jetë një ndeshje e bukur me spektakël dhe cilësi në fushë”.

Përgatitjet e janarit si kanë shkuar? “Do të të thoja që nuk kemi qenë jashtë Shqipërisë, por u bë njësoj si jashtë saj. Jemi stërvitur aty ku stërvitet Kombëtarja. Kushtet kanë qenë shumë të mira. Nuk ka pasur dëmtime dhe ardhja e Imamit i jep më shumë siguri prapavijës”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"