Do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale urgjente, piloti i Ferrarit do të mungojë në garën e dytë sezonale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 15:50

Do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale urgjente, piloti i Ferrarit do të mungojë në garën e dytë sezonale

Dy ditë nga starti i garës së dytë sezonale në Formula 1, piloti spanjoll i Ferrarit, Karlos Sainz, nuk do të marrë pjesë në e Çmimin e Madh të Arabisë Saudite. Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të problemeve shëndetësore me një apandesit.

sainz

Lajmin e konfirmoi vetë skuderia Ferrari, e cila me një postim në rrjetet sociale zbuloi gjendjen e pilotit spanjoll, i cili u detyrua të largohej nga garazhi të mërkurën më 6 mars pas një shqetësimi. Vendin e tij do ta zërë piloti rezervë i “kokëkuqes”, anglezi Oliver Bearman.

Ky i fundit nuk do të marrë pjesë në garat e Formula 2. Bearman, 19 vjeç, është një produkt i akademisë së pilotëve të Ferrarit. Të mërkurën u shfaqën shenjat e para të sëmundjes për Sainz, i cili ishte larguar herët nga garazhi. Ai u kthye në hotel për të pushuar dhe për të qenë gati për provat e së enjtes, ku u rendit i gjashti.

Sainz nuk ndihej mirë për shkak të temperaturës dhe çrregullimeve gastrointestinale, deri në ditën e sotme. Ferrari shpreson të rikuperojë Sainz për garën e radhës në Australi, më 28 mars, por padyshim që situata do të vlerësohet dita-ditës pas operacionit. Bearman do të jetë në krah të Charles Leclerc në këtë garë, që do të jetë debutimi i tij në Formula 1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"