Do të luajë finalen e sezonit ditën e martë, klubi i Kategorisë së Parë njofton largimin e 2 futbollistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 15:17

Do të luajë finalen e sezonit ditën e martë, klubi i Kategorisë së Parë njofton largimin e 2 futbollistëve

Skuadra e Devollit do të luajë fatet e sezonit ditë e martë në sfidën ndaj Partizani B, në “Elbasan Arena”, ku do të mësohen verdiktet nëse bilishtarët sezonin e ardhshëm do të vijojnë të luajnë në Kategorinë e Parë, apo do të zbresin në të Dytën.

Goli i Devollit Bishaj logo

4 ditë para finales së sezonit, klubi juglindor, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka bërë me dije se 2 futbollistët brazilianë Preonça dhe Ferrari janë larguar përfundimisht nga Devolli, pas përfundimit të kontratës.

NJOFTIMI I DEVOLLIT:

-ZYRTARE-
PROENÇA DHE FERRARI PERFUNDOJNË BASHKËPUNIMIN ME DEVOLLIN

Dy brazilianët , Gabriel Proença dhe Davi Ferrari , janë larguar nga ekipi i Devollit pas përfundimit të kontratës.Klubi i Devollit i falenderon për kontributin e tyre dhe i uron shumë suksese në vazhdim.

Devolli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"