“Do të kemi një tjetër përforcim para ndeshjes me Jang Bojsin”, Osmani si drejtor teknik i Tiranës: Mirënjohje familjes Halili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 23:45

“Do të kemi një tjetër përforcim para ndeshjes me Jang Bojsin”, Osmani si drejtor teknik i Tiranës: Mirënjohje familjes Halili

Tefik Osmani është drejtori i ri teknik i Tiranës. Prezantimin e ka bërë dje para skuadrës dhe stafit presidenti i klubit, Refik Halili. Korçari, që pak kohë më parë u “divorcua” me futbollin e luajtur, tani ka ambicie të tjera dhe është shndërruar në një nga njerëzit e besuar të Halilit për të ardhmen. Halili gjithashtu ka bërë një mbledhje, duke prezantuar Osmanin dhe duke kërkuar nga të gjithë, stafi dhe lojtarët, bashkëpunim për këtë pozicion të ri të ishmbrojtësit bardheblu. Praktikisht, Osmani gjatë muajve të fundit ka vepruar si drejtor “de fakto”, por sot është bërë prezantimi zyrtar.
tefik-osmani-665x640
Osmani do të jetë përgjegjës për merkaton, menaxhimin e skuadrës si dhe mbarëvajtjen me promovimin dhe shitjen e talenteve. Vetë Tefik Osmani, i cili ka qenë në fushën e lojës kundër Jang Bojsit në një nga takimet e Skënderbeut. Osmani flet për atë ndeshje, por edhe të qenit drejtor teknik i ekipit.

Tefik, tani drejtues te Tirana. Sapo mbyllët ditën e parë të punës?
Dita e parë e punës është ditë falënderimesh për besimin. Jo vetëm për presidentin, por gjithë familjen Halili.
jang bojs
Keni luajtur kundër Jang Bojsit, një kundërshtar i vështirë?
Çdo ekip është i fortë, sepse janë në short dhe ajo që është në short dhe në këtë pikë që ndodhemi ne, duhet marrë në konsideratë. Të jem i sinqertë nuk e donim një ekip si Jang Bojsi. Donim një ekip më të lehtë dhe t’i shmangnim zviceranët. Ama me një ndeshje nuk ka skuadër të fortë dhe të dobët. Favorizohet ekipi i dobët. Skuadra është shumë e mirë. Deri para nisjes në Zvicër do të kemi ndonjë përforcim tjetër. Shpresojmë që t’i kemi lojtarët gati, pasi dihet që kemi tri dëmtime, por jo serioze. Gjithsesi, më shumë se Europën, po mendojmë se çfarë do të bëhet me kampionatin.
tirana
A mund të shkojë Tirana në fazën e grupeve?
Futbolli është i bukur ndryshe nga çdo sport tjetër, sepse vetëm në këtë sport mund të fitojë edhe skuadra e dobët.

Si është të jesh drejtues në një ekip?
Të qenit drejtues është e lehtë dhe e vështirë. Unë e njoh këtë ambient. Njoh trajnerët, stafin dhe lojtarët që kam luajtur me ta. Kjo është gjëja që më jep besim se do të shkojë mirë. Jam në një ambient që e njoh shumë mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"