Do lojtarin e Juves, trajneri i PSG del hapur: Flas shpesh me të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 20:49

Do lojtarin e Juves, trajneri i PSG del hapur: Flas shpesh me të…

Juventusi i rezistoi për momentin sulmit të PSG-së kundrejt ofertës së bërë për Aleks Sandron, duke refuzuar 60 milionë euro, por duke qenë se merkato në Francë do të jetë e hapur deri më 31 gusht, pa dyshim që për klubin bardhezi ditët e vështira do të vazhdojnë.

Ndoshta, jo për të synuar më mbrojtësin brazilian, por këtë herë parisienët kanë vënë në shënjestër një tjetër objektiv dhe për ta bërë të tyrin kërkojnë të përfitojnë nga miqësia e fortë që trajneri i transalpinëve ka me Sami Khedirën.

Pjanic dhe Khedira

Pikërisht kështu, Tomas Tuhel, është një mik i ngushtë me futbollistin e Juventusit dhe pas lajmit që “Paris United” ka ofruar në orët e fundit, se PSGja do të tentojë që të bindë Khedirën për të luajtur nën kullën Eifel, është vetë Tuhel që pranon se ndoshta për merkaton nuk është në dijeni të lëvizjes, por që ka kontakte të shpeshta me Sami Khedirën, kjo është e vërtetë: “Nuk dua të hy në detaje nëse drejtuesit e mi po flasin me Khedirën për një transferim këtu apo me Juventusin për ndonjë tratativë tjetër. Unë di të them se është e vërtetë që kam dhe mbaj kontakte të shpeshta me Samin dhe arsyeja e vetme është sepse njihemi prej 14 vitesh dhe jemi miq të ngushtë. Por, më shumë se kaq nuk kam se çfarë t’u shtoj”, u shpreh Tomas Tuhel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"