Do bashkohet në ndeshjet e ardhshme, futbollisti i skuadrës së Bundesligës zgjedh të përfaqësojë… Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 21:25

Do bashkohet në ndeshjet e ardhshme, futbollisti i skuadrës së Bundesligës zgjedh të përfaqësojë… Kosovën

Futbollisti Elvis Rexhbecaj më në fund është bindur dhe do të jetë futbollisti më i ri i Kosovës. 26-vjeçari është pjesë e Augsburgut dhe do të jetë një përforcim i rëndësishëm për “Dardanët”. Këtë sezon me skuadrën e Bundesligës gjermane, Rexhbecaj është aktivizuar 22 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. 

page-110-780x439

Në lidhje me 26-vjeçarin u pyet edhe trajneri i ri i Kosovës, Franc Foda, i cili deklaroi:  “Po e njoh Elvis Rexhbecajn dhe e kam parë duke luajtur te Augsburgu. Do të shkoj ta vizitoj dhe ta ftoj që të na bashkohet”, deklaroi shkurtimisht Foda. 

Në atë moment ndërhyu edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i cili dha një lajm të madh sa i përket Rexhbeçajt. 

“Ka vite që e kemi ftuar dhe tani jemi në fazën finale ku lojtari do të pajiset me pasaportë dhe do të na bashkohet në ndeshjet e ardhshme”, ka deklaruar Agim Ademi. 

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"