“Djemtë luftuan me zemër, grintë dhe dëshirë”, flet Bushi: Gabime të tilla nuk duhen bërë më…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2019 | 11:01

“Djemtë luftuan me zemër, grintë dhe dëshirë”, flet Bushi: Gabime të tilla nuk duhen bërë më…

Alban Bushi, ka folur për barazimin e djeshëm të Kombëtares U-21, ndaj Turqisë me rezultatin 2-2. Për faqen zyrtare të FSHF-së, trajneri skanoi ndeshjen dhe foli për ekipin dhe atë që i mungon.

Alban+Bushi+Italy+U21+vs+Albania+U21+International+MtdmdoAMy5al

Ndeshja? “E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe e luftuar nga kundërshtari. Kishim kohë ta përgatisnim sfidën dhe ishte gjë e mirë. Menduam të vendoseshim mirë mbrapa dhe të prisnim shanset tona, të cilat nuk ishin të pakta. Fillimin e pjesës së parë kishim vështirësi kur kishim topin në kontroll, e dorëzonim shumë  shpejt dhe kjo na vuri në vështirësi sepse vraponim më shumë dhe humbnim shumë energji. Pjesa e dyte ishte ndryshe u futëm në lojën tonë dhe krijuam rastet për shënim dhe golat. Ne luftuam dhe vrapuam më shumë se ata nuk donim ta humbisnim këtë ndeshje. Kemi pësuar 6 gola gjithsej në 3 ndeshje dhe të 6 golat jane gabime individuale, të vjen keq”.

Grupi? “Secili duhet të përmirësohet, janë të vegjël dhe kanë potencial për kombëtaren, por gabime te tilla nuk duhen bërë ose duhet bërë pak.  Dua të falënderoj të gjithë skuadrën, për atë çka dha në fushë për 94 minuta, ata bënë të pamundurën vrapuan dhe luftan me zemër të madhe, ata kishin grintë, dëshirë, besim tek ajo që po bënin dhe luajtën me personalitet kundra një kundërshtari me shumë cilësi. Më vinte keq ur i shikoja që luftonin ashtu sa që doja të futesha në fushe dhe ti ndihmoja. Por zoti i shpërbleu në fund për djersën që derdhën. Duhet të vazhdojme kështu se futbolli është vazhdimësi dhe këta djem i kanë të gjitha mundësitë për të bërë gjëra të mëdha.”

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"