Dënohet 3 muaj, Idrizi: Prostitutë është profesion, për këtë vura në dijeni edhe Ramën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2015 | 16:30

Dënohet 3 muaj, Idrizi: Prostitutë është profesion, për këtë vura në dijeni edhe Ramën

Sinan Idrizi

I kanë cilësuar si ofendime  fjalët e thëna nga  Sinan Idrizi për “Panorama Sport”.

Termin “prostitutë” nuk e kanë kapërdirë lehtë dhe kjo kuptohet qartë nga  vendimet që ka dhënë Disipli- na një ditë më parë për Sinan  Idrizin. Administratori i Flamurtarit është pezulluar me 3  muaj nga çdo stadium i vendit,  si edhe është gjobitur me 3 milionë lekë (të vjetër) nga ky komision, për fyerje me dashje  kundrejt zyrtarëve të FSHF-së.

Reagimi

Sinan Idrizi ka  reaguar menjëherë pas vendimit të dhënë nga Disiplina. Ai ka  shpjeguar për “Panorama  Sport” se prostitucioni nuk  është fyerje, por profesion. Kreu  i klubit ka shtuar se për këtë  dënim që i është dhënë nga Disiplina, ai ka vënë në dijeni  edhe Kryeministrin Edi Rama,  me të cilin kanë qenë në një  takim dje në Turqi, për projektin “Vlora Sport”.

“Unë nuk kam  fyer njeri. Kam thënë dhe i qën- droj asaj, që prostituta nuk më  bën dot moral mua. Pastaj prostituta nuk është fyerje, prosti- tutë është profesion. Nuk kam  ofenduar asnjë zyrtar të FSHF- së. Nëse ata quhen të ofenduar,  punë për ta. Nuk më duhet gjë  mua. Më vjen mirë që për tre  muaj nuk do të jem pjesë e atyre  stadiumeve që ka ndërtuar  FSHF-ja. Sapo përfundova një  takim me Kryeministrin Edi  Rama këtu në Turqi, madje e  vendosa në dijeni edhe për këtë  masë ndaj meje. Ta dinë mirë  këta, mua nuk më largojnë dot  nga projekti im. Do ta çoj atë deri në fund. Tani më vjen ndër- mend ajo shprehje ‘nuk ngor- dhin kuajt pse duan qentë’.  Qentë po që ngordhin, ndërsa  ne që punojnë jo. Prandaj nuk  më bëjnë gjë mua jo. Unë do të  vazhdoj i qetë punën time”, ka  thënë dje për gazetën administratori i Flamurtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"