Disfata e parë në kampionat, flet Inzagi: Goli i 2-1 i Lacios? Episod i rëndë që vendosi ndeshjen, kemi humbur mendtë dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 14:37


Disfata e parë në kampionat, flet Inzagi: Goli i 2-1 i Lacios? Episod i rëndë që vendosi ndeshjen, kemi humbur mendtë dhe…

Pas humbjes me përmbysje ndaj ish-skuadrës së trij Lacios në shtëpinë e këtyre të fundit, ka folur në mikrofonat e “DAZN”, trajneri i Interit, Simone Inzagi i cili ka thënë se në episodin e golit të 2-1 lojtarët kanë humbur ndeshjen dhe mendtë:

INZAGI 1

Goli me polemika i Felipe Anderson – “Kur Lautaro goditi nuk e kuptoi që Dimarko ishte i shtrirë në tokë. Në atë aksion kemi humbur ndeshjen dhe mendtë. Ishte një episod i rëndë që ka vendosur ndeshjen, por do të duhet që të përmirësohemi që të mos ndodhë më.”

I shqetësuar për këtë ndeshje – “Nëse sheh rezultatin sigurisht që jam i shqetësuar, edhe pse është humbja e parë për ne në këtë kampionat. Paraqitja e lojtarëve në fakt më bëri me shpresa, kemi mbajtur mirë lojën me një skuadër me kualitet si Lacio.”

Mikpritja e tifiozëve të Lacios – “Ishte një emocion i madh. E shpresoja me këtë mikpritje, tifozët e dinin që për mua kjo ndeshje do të ishte speciale sepse kam dhënë për to prej 21 vitesh.”

Ndeshja ndaj Sherifit të Tiraspolit – “Janë një ekip i fortë dhe i organizuar. Kanë lojtarë shumë të shpejtë dhe të rrezikshëm në kundërsulme. Janë në vend të parë në grup, do të jetë e vështirë.”, përfundoi Simone Inzagi.

PANORAMASPORT.AL