Dinamo pa dy titullarë, Andoni mban peng formacionin kundër Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 10:55

Dinamo pa dy titullarë, Andoni mban peng formacionin kundër Laçit

Skuadra me të cilën Dinamo do të zbresë në fushë ngaminuta e parë në Laç varet shumë nga aktivizimi ose jo i Fatjon Andonit, që ka pasur shqetësime fizike.

dinamo

Gjasat janë që ai të sakrifikojë në këtë ndeshje të vështirë. Nëse e nis titullar, ai do të ketë në krah Gudiabin në qendër të mesfushës, ndoshta edhe Smaçin. Nëse Andoni nuk luan, Smaçi është i sigurt bashkë me Gudiabin.

Për sa i takon sulmit, blutë sot mund të luajnë me Zabërgjën dhe Denisonin nga krahët, si dhe Kaçorrin në qendër. Mbrojtja nuk pritet të ndryshojë, teksa përpara portierit Sali do të rreshtohen Marku, Hoxha, Behiratçe dhe Lorran. Nëse trajneri Mehmeti vendos të spostojë Lorranin në mesfushë, atëherë në të majtë të mbrojtjes do të aktivizohet Allmuça.

gthdujghf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"