Dinamo në “ujëra të turbullt”, mbedhje urgjente ditën e nesërme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 23:22

Dinamo në “ujëra të turbullt”, mbedhje urgjente ditën e nesërme

Dinamo është ngujuar në vendin e parafundit. Vendi i 9-të me vetëm 8 pikë i mban në ankth kryeqytetasit. Rreziku sa vjen e shtohet, ndaj vetëm kthesa mund ta sjellë shpëtimin. Humbja e fundit me Korabin i rëndoi edhe më shumë pozitat, e megjithatë jo fort premtuese është situata para Kastriotit.

Dinamo-Bylis-1-2-dalja-2015

Sikur të mos mjaftonte fakti që do të masin forcat me kryesuesit e Grupit B, duhet të bëjnë llogaritë edhe me mungesat. Fabricio Kamarata nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë të rëndësishëm në mbrojtje. Kapiteni Erxhan Muça është i pezulluar prej kartonëve të verdhë, ndërsa italiani Niko Paterni u dëmtua. Lojtari i linjës së djathtë ka pësuar tërheqje muskulore, duke i shtuar ankthin stafit teknik. Pasi ka kryer që të gjitha kontrollet e nevojshme, pritet që sot të marrë përgjigjet për të mësuar gradën.

Fabricio Kamarata

Drejtuesit e Dinamos shpresojnë për një mrekulli sa i përket italianit të prapavijës, por duke parë gjendjen dhe dhimbjet që ndien, duket e pamundur që të jetë gati për javën e 16-të. Kështu që trajnerit i mbetet për detyrë të gjejë zëvendësuesit për dy lojtarët e mbrojtjes.

NDRYSHIMET – Mendohen ndryshime në 11-she në transfertën krutane. Këtë të shtunë pritet që Fabricio Kamarata të ulë në stol Kujtim Alcanin, i cili nuk arriti të mbulojë në mënyrën më të mirë të mundshme Skukën e Korabit. Në vend të tij si titullar pritet të jetë një mes Dovidios ose Reçit. Vendimi ndoshta do të merret sot, ku do të zhvillohen provat e para për formacionin.

MBLEDHJA – Të enjten pritet të vijë në Shqipëri administratori Marko Pontreli, i cili gjendet në Itali. Me rikthimin e tij do të zhvillohet edhe një mbledhje. Drejtuesit, stafi, por ndoshta edhe lojtarët do të ulen për të diskutuar për humbjen e fundit.

dinamoooo

SKERDILAJD SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"