Dinamo mbetet në pritje, fati i bluve varet nga vendimi… për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2019 | 12:36

Dinamo mbetet në pritje, fati i bluve varet nga vendimi… për Superioren

Dinamo ka rreth dy javë që ka nisur stërvitjen, por ende ekipi i drejtuar nga trajneri Igli Allmuça nuk e ka gjetur një fushë stërvitore. Gjatë këtyre ditëve ekipi është stërvitur nga Kodrat e Liqenit Artificial, ku mund të bëjë vetëm vrap. Pritet që gjatë kësaj fundjave të merret një vendim për fushën dhe nga e hëna stërvitja të zhvillohet në kushte normale.

Dinamo

Me shumë gjasa, stërvitja e bluve do të zhvendoset në Pezë-Helmes. Edhe pse është theksuar shpesh kohët e fundit nga drejtuesit kryesorë të klubit se Dinamo i ka financat të sigurta, asgjë nuk ka lëvizur sa i përket merkatos. Janë grumbulluar 17-18 lojtarë, nga të cilët 12 janë nga sezoni që shkoi, të tjerët janë në provë. Nëse nuk zbardhen fatet e disa ekipeve të Superligës, që kanë probleme të mëdha dhe rrezikojnë përjashtimin, nuk zbardhet as fati i Dinamos.

Nëse zyrtarizohet ajo që përflitet në lidhje me Skënderbeun, me shumë gjasa kryeqytetasit do të bëhen “Skënderbeu 2”. Pra, lojtarët e Skënderbeut do të kalojnë te Dinamo dhe Takaj do të investojë për klubin kryeqytetas, por gjithçka deri tani është në kuadrin e hipotezave, edhe pse gazeta mëson se ka një akord paraprak me drejtuesve të dy skuadrave, Dinamos dhe Skënderbeut.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"