Dinamo blindon sulmin, ish-sulmuesi i Tiranës firmos me skuadrën blu

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 12:02

Dinamo blindon sulmin, ish-sulmuesi i Tiranës firmos me skuadrën blu

Dinamo bën një goditje surprizë në minutat e fundit të merkatos së janarit. Blutë kanë gjetur zëvendësuesin e Mirel Çotës, lojtarit që u largua për te Turbina disa ditë më parë.

Dinamo ka zyrtarizuar dje Mario Morinën, një lojtar me eksperiencë, i cili do të veshë fanellën e skuadrës blu.

Morina

Goditja – Mbas largimit të Mirel Çotës, reparti i sulmit kishte mbetur thuajse bosh te Dinamo, pasi Markovanbasten Çema ishte sulmuesi i vetëm.

Në këtë mënyrë, drejtuesit kanë bërë goditjen e fundit në limitet e mundësisë për transferime. Administratori Ismet Saliaj ka rënë dakord me Mario Morinën dhe ky i fundit firmosi me blutë për të luajtur për pjesën e mbetur të sezonit.

morina

Futbollisti ka nënshkruar zyrtarisht dje pasdite dhe i është bashkuar menjëherë skuadrës. Me Morinën pritet që “hallet” e sulmit të kryeqytetasve të zgjidhen.

Lojtari ka qenë më parë pjesë e ekipeve si Tirana, Flamurtari, Kamza dhe së fundmi Besës në pjesën e parë të kampionatit. Megjithatë, eksperienca në Kavajë është për t’u harruar për futbollistin.

morina besa

Ai u afrua me shumë bujë te Besa gjatë merkatos së verës, por u aktivizua vetëm në pak ndeshje. Më pas u largua nga ekipi ende pa përfunduar pjesa e parë e kampionatit.

Ndërsa, në janar u zyrtarizua edhe divorci me skuadrën e Besës. Kjo ishte një goditje surprizë e skuadrës së Dinamos në momentet e fundit të merkatos së janarit.

Mario Morina

Ekipi ka afruar lojtarë të rëndësishëm dhe pritet që ekipit të paraqitet më mirë në këtë pjesë të dytë të kampionatit.

Kujtojmë se Dinamo e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme këtë vit duke barazuar në një transfertë të vështirë në Rrogozhinë ndaj Egnatias vendëse.

S.Sulozeqi






www.minuta90.com