Dilema në portë dhe mesfushë, ja si priten të rreshtohen Skënderbeu dhe Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 10:22

Dilema në portë dhe mesfushë, ja si priten të rreshtohen Skënderbeu dhe Teuta

Sot me fillim nga ora 16:00 do të luhet sfida Skënderbeu-Teuta në stadiumin “Skënderbeu”.

TEUTA SKENDERBEU

Paraqitja e fundit në Kupë duket se i ka lëkundur pozitat e titullarit të portës në kampin korçar. Si Dajsinani, ashtu edhe Rexhepi vijnë nga paraqitje pozitive, qoftë në kampionat, ashtu edhe në Kupë, por që gjithsesi djaloshi i huazuar nga Shkëndija e Tetovës i ka dhënë sinjalet të forta stafit bardhekuq, se është një alternativë serioze për të qenë titullar edhe në sfidën e së dielës. Kjo duket se e ka vënë në dilemë trajnerin Memelli dhe përgatitësin e portierëve, Llapanji, që tashmë ndihen në vështirësi për të zgjedhur titullarin.

Por, duket se edhe këtë javë, do të jetë Dajsinani ai që do ta mbrojë portën e Skënderbeut si titullar në kampionat. Pavarësisht se nuk përjashtohen mundësitë që Rexhepi të luajë në vijim si titullar, duke parë formën që po kalon, kjo do të mësohet vetëm pak orë përpara takimit. Edhe në repartin e mesfushës ka dilema, por do të aktivizohet ata lojtarë që kanë një gjendje më të mirë fizike.

teuta skenderbeu

Teuta vijon përgatitjet për ndeshjen e së dielës në kampionat kundër Skënderbeut, që do të luhet në orën 16:00 në Korçë. Trajneri Edi Martini ka punuar më tepër faktikisht. Stërvitja e djeshme nisi me ushtrime të karakterit atletik dhe fizik, e më pas ekipi punoi me goditjet standarde.

Mbrojtësi i majtë, Aleksandër Kuro, ishte pjesë e grupit dhe duket se e ka kaluar tashmë dëmtimin. Ai do të jetë i gatshëm për transfertën në Korçës, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, e cila ishte e plotë në dispozicion të stafit teknik. Pritet që formacioni të ketë ndryshime të vogla. Dilema më e madhe është në mesfushë, aty ku Daja, Karabeci dhe Avdyli luftojnë për një vend.

SK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"