Dikur trondiste Superioren, kush përgjigjet për baltosjen e fanellës së Besës?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 23:51

Dikur trondiste Superioren, kush përgjigjet për baltosjen e fanellës së Besës?

Pa mohuar vlerat e Lushnjës, Apolonisë, Elbasanit, Kastriotit, Besëlidhjes e ndonjë skuadre tjetër, nuk diskutohet që fanella e Besës ka një peshë të rëndë. Dikur Besa trondiste Superioren dhe fitonte trofe, kurse sot zhdëpet me gola. Përtej historisë, rezultatet e javëve të fundit lënë një shije të hidhur. Apolonia i shënon 8 gola, kurse Lushnja 5, 13 gola në vetëm 2 ndeshje.Besa Bomberat

E vërteta është se në formacion ka pasur futbollistë 16-vjeçarë, fakt që justifikon rezultatet teknike, por nuk justifikon baltosjen e kësaj fanelle. Nëse rezultate të tilla mund t’u shkojnë për shtat ekipeve inferiore, kurrsesi nuk i shkon për shtat Besës. Trajneri Kashami shprehet se ka pasur dy rrugë: e para, që Besa të mos luante fare, dhe e dyta, që ajo të luante me 16-17- vjeçarë. Sido që të jetë, faktet mbeten dhe vite më vonë askush nuk e sheh formacionin e Besës, por rezultatet e turpit të kësaj skuadre.

APOLONIA BESA

Largimi më 31 maj i titullarëve bëri që Besa të përfundojë me këto rezultate dhe kjo që ndodhi këtë sezon mund të jetë një leksion i mirë për kavajasit. Presidenti Nexhat Bizhdili ka bërë të ditur se po mendon që tani për sezonin e ardhshëm dhe llogaritë duhen bërë mirë. Asnjë justifikim, sado i arsyeshëm të jetë, nuk e justifikon kurrsesi bërjen “pis” të fanellës verdhezi. Besa nuk e meriton të turpërohet kështu.

Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"