Diego Karlos: Milani do atë që bëri të “qajnë” interistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 16:24

Diego Karlos: Milani do atë që bëri të “qajnë” interistët

Milani po përgatitet të përballet sezonin e ardhshëm dhe ka nisur të testojë terrenin për një qendërmbrojtës të ri. Kuqezinjtë nuk e kanë zgjedhur ende menaxherin e ardhshëm të klubit, por siç raportohet nga “AS”, synimi do të ishte Diego Karlos i Aston Villas.

Ef928SFXYAYHbu9

Ish-mbrojtësi i Seviljes, i cili tashmë ka bërë që Interi të “qajë” në finalen e Ligës së Europës disa vite më parë, është një nga emrat më të vlerësuar brenda drejtuesve të “Djallit”.

Megjithatë, vlen të nënvizohet se portali spanjoll saktëson se nuk do të jetë një operacion i lehtë, pasi brazilianit i kanë mbetur edhe 2 vite kontratë me klubin anglez, i cili me siguri do të tentojë të rikuperojë një pjesë të investimit të bërë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"