Dështoi me Tiranën, Musa gjen më në fund ekip të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 12:31

Dështoi me Tiranën, Musa gjen më në fund ekip të ri

Musa Muhamed pritet që të firmos me Sofopakën. Ish-mbrojtësi i Tiranës ka gjetur më në fund ekip. Pasi i bënë “bllokadë” te Gor Mahia, skuadër ku ishte edhe kapiten, para se të vinte në Shqipëri, lojtari kishte mbetur pezull. Megjithatë, mediat në Kenia raportonin dje se qendërmbrojtësi mund të bëhet pjesë e Sofopakës.

musa-mohammed-tirana

Ai u largua në mesin e muajit prill nga bardheblutë, pasi nuk bindi. Edhe pse lëshoi një mal me akuza për kryeqytetasit, madje edhe për probleme financiare, këto të fundit i hodhën poshtë, duke faktuar se Musa kishte marrë edhe më shumë sesa i takonte.

musa muhamed

Mbrojtësi ishte një nga dy afrimet e janarit për ekipin e Ze Marias. Nëse me Musën “divorci” erdhi para kohe, Muguna duket se do të mbetet pjesë e Tiranës, për shkak të kontratës afatgjatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"