Dështimi në merkato, kush është futbollisti i Çelsit që ka kushtuar 1.8 milionë euro minuti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 23:03

Dështimi në merkato, kush është futbollisti i Çelsit që ka kushtuar 1.8 milionë euro minuti

Sezoni i parë i Romeo Lavias me Çelsin do të përfundojë me paraqitjen e tij për vetëm 32 minuta pasi transferimi i verës prej 58 milionë paundësh pësoi një dëmtim të dytë gjatë procesit të riaftësimit të tij nga një lëndim në kofshë.

79397999-12906577-image-a-11_1703760530615

Kjo është një goditje e rëndë për 20-vjeçarin, paraqitja e vetme e të cilit këtë sezon në Premier Ligë, do të mbetet si zëvendësues në pjesën e dytë kundër Kristal Palasit në “Stamford Bridge” në dhjetor.

Lavia debutoi në këtë ndeshje pasi kapërceu një problem në kavilje, por më pas ai pësoi një dëmtim serioz në kofshë. Ditën e djeshme ka ardhur edhe konfirmimi se ai do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit pas një dëmtimi tjetër.

Belgu zgjodhi Çelsin përpara Liverpulit kur u largua nga Sauthemptoni në verë, duke nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare. Por ai i ka kushtuar Çelsit rreth 1.8 milionë paund për minutë të luajtur këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"