“Desh na morën jetën”, tifozi i Tomori rrëfen tmerrin: Policia na çoi në pritë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2019 | 8:56

“Desh na morën jetën”, tifozi i Tomori rrëfen tmerrin: Policia na çoi në pritë

Nderim Deliu, tifozi i Tomorit që përfol se u dhunua barbarisht me shkopinj bejsbolli nga tifozët e Albpetrolit, tregon ekskluzivisht për “Panorama Sport” çfarë ndodhi pas ndeshjes në Patos: “Pas fitores filluam festën përpara tribunës qendrore të stadiumit. Gëzimin e manifestuam duke u rënë borive. 

Tifozet e Tomorit

Ishim qindra tifozë beratas dhe nga pjesa ballore e stadiumit erdhën një grup tifozësh miq, na thyen boritë dhe na goditën me grushte e sende të ndryshme. Reaguam për vetëmbrojtje, pastaj policia largoi dhunuesit. Fatkeqësisht, disa policë na orientuan të largoheshim në një rrugë të gabuar.

Kjo ishte edhe pikënisja e dhunës së ushtruar më pas ndaj nesh. Rruga të çonte në lagjen e tifozëve dhunues. Ishim vetëm ne, tre persona që tifozët vendës na identifikuan si grupin që i binte borisë. Na ishte bërë pritë dhe këtë na e bëri policia. Na prenë rrugën 4 makina. Na nxorën nga rruga dhe lëndimet erdhën si pasojë e batimit të makinës, jo se na goditën me shkopinj bejsbolli.

Tomori

Pasi na nxorën nga rruga, grupi prej katër makinash u largua, ne shkuam për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit. Stafi drejtues i Tomorit, me në krye trajnerin Mile dhe sponsorin Gramoz Toto, na janë gjendur pranë. Tifozët e Tomorit janë kujdesur për mua dhe dua t’i falënderoj të gjithë. Falënderoj veçanërisht oficerin dhe ish-gjyqtarin Zeqir Kongjini, i cili na mirëpriti. Agresorët desh na morën jetën për një të rënë borie”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"