Derbi ndaj Tiranës, “demat” e Partizanit humbasin një titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 23:07

Derbi ndaj Tiranës, “demat” e Partizanit humbasin një titullar

Partizani triumfoi pasditen e sotme 2-0 ndaj Dinamos në duelin e zhvilluar në “Arenën e Demave”. Të duelin e ardhshme, skuadra e Orges Shehit do të përballet me Tiranën, në derbin e zjarrtë të kryeqytetit.

-900-0-1713644050xpartizani-661

Në këtë sfidë, “demat” nuk do të kenë në dispozicion një titullar. Bëhet fjalë për mbrojtësin David Atanaskoski, i cili u ndëshkua me karton të verdhë gjatë një ndërhyrje ndaj Zabërgjës në minutën e 45+2’ dhe plotëson numrin e kartonëve për t’u pezulluar me 1 ndeshje.   

Mbrojtësi humbet derbin dhe lë një boshllëk të madh në krahun e majtë ku ka qenë titullar absolut gjatë gjithë sezonit. 

Te Partizani rrezikonin shumë, plot 6 lojtarë: Eljon Sota, Arinaldo Rrapaj, Andi Hadroj, David Atanaskoski, Kristian Mba dhe Alfred Mensah. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"