Dekada e fundit e skuadrave të Superiores, Partizani dominon Europën. E kërcënon Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2023 | 22:15

Dekada e fundit e skuadrave të Superiores, Partizani dominon Europën. E kërcënon Tirana

Jo vetëm lufta për titullin kampion, por edhe Europa po kthehet nën hegjemoninë e skuadrave të kryeqytetit shqiptar. Në pesë sezonet e fundit, Tirana dhe Partizani janë shpallur nga 2 herë kampione, si dhe kanë zënë vendin e dytë, ndërsa nga ana tjetër ato janë skuadrat që dominojnë në Europë me klubeve të Superiores të kualifikuara nw kompeticionet  UEFA-s.

partizani shorti champions

Pas shumë vitesh të kuqtë kanë lënë kategoritë e ulëta dhe janë ekipi më i vlerësuar në arenën ndërkombëtare. Edhe Tirana që është e pesta shumë shpejt do të jetë në krah të Partizanit me ritmin që po mban në vitet e fundit. Dy skuadrat kryeqytetase janë ato që kanë marrë në dorë fatet e futbollit shqiptar.

Në top-pesëshe janë edhe Laçi, Kukësi e Skënderbeu, por të tri skuadrat e kanë pothuajse të vështirë të jenë të forta në Europë. Shkurt, tani futbolli shqiptar është nën diktatin e dy skuadrave më të mëdha të historisë së këtij sporti në vendin tonë. Një histori që pritet të vazhdojë edhe këtë sezon, pasi të dyja janë skuadrat që kanë investuar më shumë.

asdsadsadsadsadsa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"