Dedja: Kujdesem më tepër për sulmin, ja çfarë ndodhi me tifozët e Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2018 | 16:20

Dedja: Kujdesem më tepër për sulmin, ja çfarë ndodhi me tifozët e Lushnjës

Trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja, në një prononcim pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport” u shpreh i kënaqur për barazimin e arritur ndaj Teutës, gjithsesi nuk e mohoi faktin që mund të merrnin dicka më shumë me pak fat. Ai sqaroi incidentin e ndodhur me tifozët e Lushnjës.

Dedja

“Si objektiv ja kemi arritur qëllimin. Mund të merrnim më tepër se kaq, me pak guxim.”

A ndikoi incidenti i tifozëve?

Pati pak ndikim. Megjithatë na vlejti shumë pushimi i pjesës së parë. Reaguam mjaft mirë në pjesën e dytë.

Problemet në mbrojtje dhe ecuria e mirë e sulmuesve…

Është një dyshe shumë e mirë. Në të gjitha ndeshjen përjashto Partizanin dhe Vlorën kemi shënuar. Unë më tepër kam menduar që të fus lojtarë sulmues dhe kam menduar pak për mbrojtjen. Unë mund të luaja edhe me 5 mbrojtësa, por sakrifikoj më tepër që të shënojmë. Mirë për ne është që të merrnim fitore

Çfarë ndodhi me tifozët? 

Mesa dëgjova mbas porte, ishin një grup tifozësh që ofenduan gjyqtarin. Gjyqtari dha njoftim që t’i merrnin në komisariat. Ne do të shkojmë në komisariat për të folur me drejtuesit e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"