De Ligt rrëfehet për mediat italiane, tregon sulmuesit më të fortë në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 18:15

De Ligt rrëfehet për mediat italiane, tregon sulmuesit më të fortë në Serinë A

Matijas De Ligt në fillim mori shumë kritika me Juventusin, por tani duket sikur hollandezi e ka marrë veten dhë është përmirësuar shumë. Mbrojtësi është kthyer në një pikë kyçe për bardhezinjtë e drejtuar nga Sarri.

de ligt lukaku

Në një intervistë për “Sky Sport Italia” De Ligt ka rrëfyer për luftën për titull këtë sezon, dhe ka treguar kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur në Seria A. “Ndihem shumë mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Përsa i përket titullit kampion Interi dhe Lacio po rivalizojnë me ne. Kemi edhe 9 finale dhe nuk duhet ta ulim ritmin. Interi është një skuadër e fortë edhe pse është 8 pikë pas nesh.

Në Itali ka shumë sulmues të fortë. Lukaku është një kundërshtar mjaft i vështirë për tu përballur. Ai është i shpejtë dhe i fortë. Edhe Imobilë është në sulmues mjaft i mirë në realizmin e golave”, tha ndër të tjera mbrojtësi i Juventusit De Ligt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"