De Laurentis i jep besim Ançelotit, ja kushti që presidenti i vendos trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 13:58

De Laurentis i jep besim Ançelotit, ja kushti që presidenti i vendos trajnerit

Muaj nëntor te Napoli është shumë i komplikuar. Të gjithë janë kundër të gjithëve. Ançeloti kundër De Laurentis, ky i fundit kundër lojtarëve dhe situata është tepër e ndërlikuar.

1559454289_419513_1559454364_noticia_normal

Gjeneza është te rezultatet e dobëta të Napolit, që e bënë De Laurentisin të kërkoj nga ekipi të grumbullohej për disa ditë, përpara ndeshjes me Xhenoan. Lojtarët u revoltuan dhe nuk pranuan këtë urdhër, çka agravoi edhe më shumë numrin një të klubit “partenopei”.

Kështu ai tani është kthyer kundër lojtarëve dhe Ançelotit, të cilit duket se i ka vënë një kusht dhe i ka dhënë besim. De Laurentis beson te aftësitë e trajnerit italian dhe siç raporton “Sport Mediaset”, do lejojë trajnerin të punojë, duke i vendosur objektiv  1/8-tat e Championsit.

Tashmë është çdo gjë në dorën e trajnerit italian, që mund të thuhet se në Ligën e Kampionëve është një “mjeshtër”. Të ardhurat nga kjo arritje do të ishin të shumta për Napolin dhe do ta bënin presidentin të harronte këto ngjarje të pakëndshme.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"