Dy medalje ari dhe një argjendi, Daniel Godelli shpallet kampion bote në shkëputje e dygarësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2014 | 16:00

Dy medalje ari dhe një argjendi, Daniel Godelli shpallet kampion bote në shkëputje e dygarësh

[portfolio_slideshow]

Shkëlqen Daniel Godelli në Almati të Kazakistanit. Ngrihet lart flamuri kuqezi në arenën ndërkombëtare, si pasojë e sportit të Peshëngritjes. Më saktësisht, 22-vjecari nga Peqini ka fituar 2 medalje ari dhe një argjendi. I ndërgjegjshëm për titullin botëror, Danieli provoi edhe rekordin botëror, por nuk ia doli dot mbanë. Daniel Godelli shpallet kampion i Botës në stilin e shkëputjes në Peshëngritje, nënkampion i Botës në shtytje dhe kampion i Botës në dygarësh. Fillimisht, ai ka ngritur 171 kg në shtyrje dhe ka marrë medalje ari. Peshëngritësi shqiptar ka arritur të mundë kështu kampionin aktual të botës, kinezin Lju Xiaojung, i cili doli i dyti në kampionatin e këtij viti, falë peshës trupore më të madhe.
Garimi – Erkand Qerimaj e mbylli garën në shkëputje në vendin e pestë me 158 kilogramë, ndërsa Godelli e nisi nga 163 kg, duke besuar te medalja. Ngritja e peshës e katapultoi direkt në zonën e medaljes, por Godelli nuk u kënaq me kaq. E mori mbi supe shtangën me 167 kilogramë dhe arriti t’i cojë sipër me sukses, pa rrezikuar fare.  Godelli provoi më tej shanset e veta dhe ia doli mbanë. Falë peshës më të lehtë trupore u ngjit mbi pedanë për 171 kilogramë dhe i ngriti, duke ia rrëmbyer fronin rivalit të vet, kampionit të botës në fuqi, duke lënë pas vetes kinezin Zhong dhe koreanin Jon Vi Choe.
Dygarëshi dhe shtytja – Daniel Godelli nuk e ka mbaruar këtu garën e tij, por ka vijuar edhe në shtytje. Para tij ka provuar Erkand Qerimaj. Në stilin e shtytjes, Qerimaj gaboi të treja provat, duke mos arritur dot të kualifikohet në dygarësh, pavarësisht se në të tria provat erdhi duke ndryshuar provat. Peshëngritësi nga Elbasani ka ngritur shtangën 198 kg në shtytje, duke u shpallur nënkampion në këtë stil. Ai ngriti 369 kg në të dy garat dhe kësisoji është edhe kampion bote në dygarësh. Pra, Daniel Godelli u rendit i pari në shkëputje, i dyti në shtytje dhe i pari në total në Botërorin e Peshëngritjes, që zhvillohet në Kazakistan.
Kjo është hera e parë pas 42 vjetësh që Shqipëria merr një medalje ari në një Kampionat Botëror. Më parë ka qenë Ymer Pampuri, i cili mori medalje ari në një nga stilet e sportit të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “Gjermani 1972”.
Urimet – I menjehershëm ka qenë edhe reagimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që përmes një statusi në Facebook ka shpehur lumturinë e tij për këtë arritje. “Uh, çfarë gëzimi! Daniel Godelli kampion bote në peshëngritje! Do të tentojë pas pak rekordin botëror! Sapo e urova, fantastike!” – shkruan kreu i ekzekutivit shqiptar.
Nga ana e vet, ministrja e Sporteve, Lindita Nikolla, ka shkruar në Facebook: “Lajme të mira nga Kazakistani! Daniel Godelli me medalje ari në Botërorin e Peshëngritjes.”
Kryebashkiaku i Tiranës, njëkohësisht kreu i PD-së dhe opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka uruar gjithashtu peshëngritësin Godelli për suksesin e madh. “Sportistët e Sport Klub Tiranës nderojnë sërish Shqipërinë. Faleminderit Daniel Godelli, kampioni më i ri i botës në peshëngritje. Mbështetja për ju, detyrimi ynë. Urime edhe Erkand Qerimajt për rezultatin e arritur. Urime dhe suksese sportistëve tanë që na bëjnë krenarë. Përpara Shqipe!” – shkruan Bashan ë faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer urimet, po ashtu, për suksesin e peshëngritjes shqiptare në Almati të Kazakistanit. “Daniel Godelli, dy herë kampion bote në peshëngritje! Lajm i madh për sportin dhe shqiptarët vjen nga Almati, Kazakistan! Urimet më të përzemërta mbretit shqiptar të peshëngritjes, kampionit të botës në peshën e tij, Daniel Godelli. Urimeee!” – shkruan Berisha në Facebook.

Godelli: Titulli kampion, për gjithë shqiptarët
“Më në fund ia dola! Kam punuar shumë. Kam punuar 6 muaj intensivisht. Sa kohë duhet të punojë një sportist për të fituar një titull kampion bote? Ndonjëherë nuk mjafton as një jetë e tërë. Mund të bësh maksimumin, por mund të mos ia arrish dot. Unë për fat ia dola. Në fakt nuk ishte vetëm fat, ishte edhe punë, por ç’rëndësi ka. Ia dola. Titutllin kampion ua dedikoj gjithë shqiptarëve. Familjes sime! Trajnerit tim Bishanaku, por edhe trajnerit Luan Shabani. Një dedikim edhe për presidentin Elez Gjoza. Pa ata, sot nuk do të isha këtu. E meritojnë të gjithë.” – ka pohuar kampioni i Botës pas garimit në Botërorin e Kazakistanit.

Godelli kampion botePeqinasi theu edhe rekordin kombëtar
Data 12 nëntor 2014 do të mbahet mend gjatë në historikun e sportit të Peshëngritjes dhe jo vetëm për faktin se Daniel Godelli ishte sportisti i parë shqiptar që u shpall kampion bote. Veç medaljes së artë që ka fituar në ditën e djeshme, në stilin e shkëputjes, 22-vjeçari ka thyer edhe rekordin kombëtar që mbahej nga ai vetë. Në muajin shtator të këtij viti, Godelli u shpall kampion kombëtar në kategorinë 77 kg, por më pikantja ishte vendosja prej tij e rekordit kombëtar në stilin e shkëputjes me 166 kg. Ky rekord qëndronte i pathyer prej 15 vitesh dhe ishte sigluar nga i mirënjohuri i pedanës kuqezi, Ilir Suli. Por, pas thyerjes së rekordit kombëtar, Godelli bën një tjetër mrekulli duke e përmirësuar rekordin e tij nga 166 kilogramë, në 171 kg. Më parë, peshëngritësi i Tiranës, në një prononcim për “Panorama Soprt”, kishte zbuluar se objektivi i tij i ardhshëm ishte përmirësimi i rekordit kombëtar në Botërorin e Kazakistanit: “Nëse sot arrita të thyej rekordin e tij në stilin e shkëputjes, premtoj që kam për të vendosur rekord edhe në dygarësh. Kjo ka për të ndodhur në kampionatin botëror”, u shpreh ai.

Qerimaj1Hysen Pulaku, i pari në baterinë B, zhgënjen Qerimaj
Hysen Pulaku është një tjetër shqiptar që shpreson në një pozicion nderues në kampionatin botëror, edhe pse është e vështirë që të futet në zonën e medaljeve. Peshëngritësi kuqezi garoi dje në baterinë B në peshën 85 kg, duke u shpallur edhe më i miri. Ai realizoi në dygarësh plot 365 kilogramë, dhjetë kilogramë më shumë se greku Martasidis që u pozicionua i dyti. 22- vjeçari shqiptar ngriti 165 dhe 200 kilogramë në dy disiplina. Ndërkohë, Krenar Shoraj që gjithashtu garoi në kategorinë 85 kilogramë, por në baterinë C, realizoi në dygarësh 342 kilogramë. Pulaku shpreson sot që në baterinë A, konkurrentët të mos realizojnë një paraqitje brenda pritshmërive të tyre, duke qenë të paktën mes pesë të parëve të botës. Erkand Qerimaj – Shkodrani është skualifikuar, pasi në shkëputje nuk ka mundur të realizojë asnjë nga provat e tij. Ndërsa në disiplinën tjetër, ai ishte i pesti më i mirë në botë, kur ngriti 158 kilogramë dhe në fakt shpresonte që të ishte në zonën e medaljeve në dygarësh. Por, e pati të pamundur që të ngrejë një prej tri tentativave të tij, duke bërë që ta mbyllë si i skualifikuar garën, edhe pse cilësohej si një pretendent kryesor. Qerimaj është kampioni i Europës në fuqi, kur la pas vetes Daniel Godellin, me një diferencën prej 20 gramësh nga pesha trupore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"