Daja: Me Tiranën kam kontratë morale, dua ta rikthej aty ku i takon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 20:40

Daja: Me Tiranën kam kontratë morale, dua ta rikthej aty ku i takon

Në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Pogradecin, mesfushori i Tiranës, Asion Daja, foli për ndeshjen e nesërme ndaj Pogradecit, e cila është e fundit për bardheblutë në kryeqytet për këtë vit kalendarik. Mesfushori foli gjithashtu edhe për episodet e tensionit në sfidën e Kupës ndaj Vllaznisë, si dhe për zërat që e lidhin me një largim të mundshëm nga Tirana.

asion daja

“Nesër do të luajmë me Pogradecin, e cila është edhe ndeshja e fundit për këtë vit në shtëpi. Kundërshtari meriton vlerësim maksimal, pasi ka treguar se di të luajë futboll të mirë.”

Kupa – “Ndeshja në Shkodër, kishte si qëllim vetëm kualifikimin, dhe jo hakmarrjen. Trofeun e Kupës e shohim si mundësi për të treguar vlerat tona, përballë ekipeve të Superiores. Në tunel pati tension mes lojtarëve, kryesisht mes atyre të huaj. Ky tension bëri që të ndërhynte edhe policia, që në fakt e kaloi cakun. Megjithatë, këto janë episode që duhet t’i lëmë pas. “

Merkato – “Kam dëgjuar lajme për largimin tim, por siç dihet, jam në kontratë me Tiranën. Fokusin tim e kam vetëm këtu. Përveç marrëveshjes me shkrim, kam edhe një kontratë morale me Tiranën, të cilën duhet ta rikthejmë aty ku i takon. Mendjen tani e kemi tek kampionati, pasi duam të marrim maksimumin për dy ndeshjet e fundit të 2017-ës” – deklaroi Daja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"