Çudia me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, tifozët nuk mund t’i shijojnë të dy sfidat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2023 | 17:35

Çudia me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, tifozët nuk mund t’i shijojnë të dy sfidat

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në futboll luajnë sot aktin e parë të tyre me dy sfida shumë interesante ku në Shkodër luhet ajo mes Vllaznisë dhe Egnatias, ndërsa në Elbasan ajo mes Tiranës dhe Teutës. Por për fatin e keq të sportdashësve, këto dy sfida nuk mund të shijohen plotësisht.

kupa-e-shqiperise

Për një arsye të pashpjegueshme, ndërsa kampionati është shpërndarë shpesh edhe në tre ditë të ndryshme, FSHF ka vendosur që të dy sfidat gjysmëfinale të luhen në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë. Kështu, u është privuar sportdashësve mundësia që të ndjekin të dy duelet, të cilat kanë rëndësi të veçantë pasi nga ato mund të përcaktohet edhe pjesëmarrja në Europë e skuadrave shqiptare gjatë kësaj vere.

Një programim paksa i pakuptimtë, sidomos në një pikë të sezonit kur ndeshjet janë më rivalizuese, teksa kujton se në fazat e mëparshme të të njëjtit turne, sfidat jo vetëm ndaheshin në ditë të ndryshme, por edhe në orare të ndryshme pikërisht për më shumë shikueshmëri. Shikueshmëri që duket se nuk i ka interesuar organizatorëve të garës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"