Çudia e vitit në Formula 1, Verstapen fiton Çmimin e Madh të Belgjikës pas katër orësh… pa bërë garë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2021 | 20:26

Çudia e vitit në Formula 1, Verstapen fiton Çmimin e Madh të Belgjikës pas katër orësh… pa bërë garë

Maks Verstapen është shpallur fituesi i Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1 pa bërë garë, ose më saktësisht duke pritur katër orë e zbritur në pistë vetëm për pak xhiro pas makinës së sigurisë. Shkak janë bërë kushtet atmosferike ekstreme të cilat mbajtën për disa orë pilotët në gatishmëri, por pa u dhënë mundësinë që të duelonin me njëri-tjetrin.

sdfsdfsdfdsdfsdf

Edhe kualifikueset kishin qenë nën reshje shiu të shtunën, por gjithsesi pilotët patën mundësinë të jepnin kohët e tyre. Por që në përgatitjen e garës, u bë e qartë se edhe xhirot e formatimit do të bëheshin pas makinës së sigurisë pasi shiu i vazhdueshëm nuk lejonte pilotët që të kishin shikueshmëri të mirë.

Megjithatë, edhe në këtë xhiro nxemje kishte një aksident me Serxhio Perez që doli jashtë pistës dhe u detyrua të braktiste garën, starti i të cilës u shty për shkak të pistës së rrëshqitshme edhe pse makinat kryen dy rrotullime të plota. Të gjithë pilotët më pas përfunduan në bokset e tyre duke pritur që të ulej ritmi i shiut, por koha kalonte dhe afrimi i errësirës bëri thuajse të pamundur fillimin e zhvillimin e garës në kushte normale.

sdfsdfsdfsdfsddf

Në orën 18:17, me shiun që uli pak ritmin, u mundësua nisja e garës nga vija e bokseve, pas makinës së sigurisë, në mënyrë që të cilësohej zyrtar zhvillimi i saj. Në xhiron e tretë pas makinës së sigurisë, gara u cilësua e përfunduar zyrtarisht dhe u dha një renditje për të.

Kjo bëri që Verstapen të shpallej fitues dhe të merrte 12,5 pikë, ndërsa Rasëll me Uillimas doli i dyti. Vendi i tretë i shkoi Luis Hemilton, i cili mori 7,5 pikë.

asdsddssdsdsd

Kjo garë kështu hyri në histori, duke qenë ajo më e shkurtra që është cilësuar e mbyllur zyrtarisht, pas vetëm dy xhirosh. Rekordin e mëparshëm e mbante Çmimi i Madh i Australisë i cili në vitin 1991 u mbyll pas vetëm 14 xhirosh.

Rezultati i sotëm bën që Verstapen të shkurtojë diferencën me Luis Hemilton në vetëm 3 pikë, një javë para Çmimit të Madh të Holandës në “shtëpinë” e tij.

sdsasdsadsadasd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"