“CR7? Zvicra më e fortë”, trajneri i Holandës “injoron” portugezin para finales: Të sigurohemi që s’do prekë top…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2019 | 8:44

“CR7? Zvicra më e fortë”, trajneri i Holandës “injoron” portugezin para finales: Të sigurohemi që s’do prekë top…

Ronald Kuman po ndërton një skuadër ëndrrash. Aq sa ai nuk ka frikë të “injorojë” edhe Kristiano Ronaldon, me të cilin Holanda e tij do të masë forcat të dielën në “Dragao” të Portos. “Mendoj se Zvicra ishte skuadra më e mirë në gjysmëfinalen e së mërkurës, por nuk varet vetëm nga kjo gjë dhe Kristiano Ronaldo është një lojtar i pabesueshëm.

ronald kuman

Duhet të mbajmë topin kundër Portugalisë. Nëse do ta ketë topin CR7, atëherë ai mund të na lëndojë me të”, tha trajneri i “Tulipanëve” pasi mposhti Anglinë në Guimaraesh. Por cili ishte sekreti i skuadrës së tij në përmbysjen ndaj ishullorëve? “Zëvendësimet  tona ndikuan shumë.

Prëper na ndihmoi që të mbanim topin, ndërsa Doni dhe Kuinsi bënë gjithçka unë shpresoja që të bënin. Kemi mundur Gjermaninë, Francën dhe tani jemi skuadra e katërt në botë. Kjo reflekton zhvillimin tonë. Nuk kemi luajtur gjysmëfinale dhe finale dhe kjo është diçka e re për ne, por po e marrim gjithçka hap pas hapi”, tha ish-trajneri i Evertonit.

“Është diçka e shkëlqyer që jemi në finale. Por në pjesën e parë ishim pak të ngadaltë dhe nuk luajtëm mirë. Po kërkonim numrin 10, por pasimi i fundit nuk ishte i mirë. E dimë që ne duam të ndërtojmë dhe luajmë futboll. Por ai e mori mirë veten.

skysports-ronald-koeman-netherlands-presser_4262172

Më pas u bëmë më kërcënues. Lojtarë si Van de Bek dhe Promes mund të jenë pjesë e kësaj skuadre”. Këto ndeshje mund t’i japin pikërisht përvojën që i mungon skuadrës së tij të re: “I ndihmon shumë në zhvillimin e tyre.

Dhe tani, të dielën kundër Portugalisë, na pret një sfidë e mrekullueshme. I kemi mundur me një tjetër modul ata. Nuk po them se jemi më të fortë, por nëse luajmë siç dimë, atëherë mund t’i mposhtim. Tani duhet të presim të pushojmë dhe të shohim se cili do të jetë gati për të luajtur të dielën”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"