COVID-i u lë pasoja, 4 shtyllat e Kombëtares ngrohin stolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 23:00

COVID-i u lë pasoja, 4 shtyllat e Kombëtares ngrohin stolin

Viti që lamë pas ish te plot vështirësi për të gjithë botën në çdo sektor të jetës. Nisur nga pandemia shëndetësore, gjithçka u kthye në situatë të papërballueshme dhe të vështirë edhe në fusha të tjera të jetës. Mes tyre, edhe futbollistët kaluan vështirësi të mëdha si me ndërprerjen e futbollit, ashtu edhe me vështirësitë e shumta organizative për stërvitjet, udhëtimet dhe ndeshjet që krijoi pandemia prej Koronavirusit.

strakosha-dhe-berisha-770x470

Mirëpo, si të mos mjaftonin këto, shumë prej kuqezinjve u infektuan me Koronavirus dhe mesa duket, pas tij, kanë pësuar si rrjedhojë humbjen e formacionit. Një fakt shqetësues për trajnerin Reja, kur sheh që shumë prej lojtarëve të rëndësishëm nuk janë më pjesë e 11-ëve titullarë në skuadrat e tyre.

TITULLARËT NË STOL

Për Shqipërinë janë të rëndësishëm. Titullarë të padiskutueshëm. Mirëpo, pasi kaluan COVID-in, në ekipet e tyre janë shndërruar në zgjedhje të dyta. Bëhet fjalë për Etrit Berishën, Tomas Strakoshën, Marash Kumbullën dhe Elseid Hysajn. Katërshja e prapavijës, me dy portierët dhe dy mbrojtësit, po merr gjithnjë e më pak minuta në futbollin italian. Kapiteni për trajnerin Reja, Etrit Berisha, nuk është rikthyer ende me SPAL-in, pasi kaloi me më shumë vështirësi Koronavirusin, duke qenë se iu desh edhe që të shtrohej disa ditë në spital.

Tomas Strakosha, pasi kaloi për gati tri javë infektimin nga virusi, tanimë e ka humbur hierarkinë në portën bardhekaltër me afrimin e Reinës. Marash Kumbulla, te Roma nuk është më mes treshes titullare në prapavijë e kjo ndodhi pikërisht pasi ai qëndrojë jashtë fushave prej infektimit me COVID. E njëjta gjë edhe për Elseid Hysajn. Pas një periudhe konfirmimi nga Gatuzo, që i ofronte post titullari, tanimë, pas COVID-it, Hysaj sërish është bërë një prej jo titullarëve të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"